Foto ilustruese

2 aksidente në të njëjtën orë në Tiranë, shoferët largohen nga vendi i ngjarjes! Të plagosurit në spital

30 Dhjetor 2020, 20:56| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 21:12

  • Share

2 aksidente kanë ndodhur në të njëjtën orë në Tiranë ku janë plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri aksident ka ndodhur në orën 19:30 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku një mjet tip “Foristrad”, ka aksidentuar duke u larguar nga vëndngjarja personin me iniciale A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Edhe aksidenti tjetër ka ndodhur po në orën 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dhe dyshohet se një makinë me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja personin me iniciale Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristrad”, ka aksidentuar duke u larguar nga vëndngjarja shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorve dhe gjetjen e mjeteve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?