1971, ja si i mbajti regjimi i Enver Hoxhës turistët francezë nëpër Shqipëri! Esencë-Report Tv

31 Mars, 21:04| Përditesimi: 31 Mars, 21:18

  • Share

Kujtimet e dy francezëve në Shqipërinë moniste, si i priti regjimi monist shqiptar, porositë, faktet, përse erdhën, kush i solli dhe cila ishte dashuria e tyre për Shqipërinë.

I ftuar në Esencë, Maestro Zhani Ciko. Rrëfimet e Cikos në lidhje me Alain Clerc dhe Chantal Sauvain

Eljan Tanini: -Si ndihet një artist si ju, që në të gjallë një shkollë në Patos mban emrin e tij?

Zhani Ciko: -Emri i shkollës me emrin tim, është nder i jashtëzakonshëm! Është vlerësim i një kohe që ka bukurinë e saj me çaste të vështira. Në një kohë mjaft të mirë të jetës sime, më dënojnë pa të drejtë. Dënimi im ishte frut i xhelozisë së kolegëve, ata nuk mund ta pranonin një djalosh të ri si unë. Sot emri i i Shkollës Zhani Ciko gjendet në Patos. Unë kam shkuar në vitin 1973 në Patos, për riedukim. Kam qëndruar 6 vite në riedukim, Patos. Motivi i riedukimit për mua ishte dënim. Ata thanë që riedukimi im nuk ishte denim, por punë. Në vitin 1970, letërsia muzikore shqiptare ishte shumë e kufizuar për shkak të normave në kampin lindor. Kishte një varfëri të madhe të jetës muzikore shqiptare. 3 opera viheshin gjithmonë në skenë: Opera e parë Mrika, Baleti i parë Halili dhe Hajria dhe një Balet Kinez. 500 vetë vërtiteshin ndër to për disa vite, u bë edhe një tjetër, Opera Heroina. Repertori ishte i ngushtë. Kisha studiuar 16 vite violinë, kështu nisa të jap mendimin tim edhe mbi bazën e frymës së kohës. Jam emëruar fare i ri në Opera bashkë me Ansamblin, përballë atyre që kishin studiuar në lindje. 1970, shkurt-mars jam emëruar udhëheqës artistik. Javer Malo, ish Ambasadori i Shqipërisë në Francë, na prezanoti me kërkesën që Ansambli i Këngëve dhe Valleve të marrë pjesë në Dijon të Francës në një festival.

Ne duhet të nisnim nga puna menjëherë. Nuk kishte ndodhur ende hapja me botën artistike, Misto Treska zbarkoi në zyrë për këtë veprimtari. Panajot Kanaçi ishte vullneti për ta kryer sa më mirë këtë ngjarje të madhe artistike. E forcuam trupën e ansamblit më shumë me njerëz të rinj. Menduam të bënim një figurë të mirë me këtë nisje të shkëlqyer. Ansambli i Këngëve dhe Valleve fitoi ‘’Gjerdanin e Artë’’ me 12 shenjat e 12 dukëve. ‘’Gjerdani i Artë’’ mund të jetë sot diku, nuk mendoj se shteti e ka humbur atë. 1970, festivali ishte ne vjeshtë, u bë pritje e madhe për ta. Unë realizoj për herë të parë me Operën, Simfoninë e Parë të Bethovenit.

Eljan Tanini: -Le të ndalemi pak te turistët francezë. Cila ishte lidhja e tyre me Shqipërinë?

Zhani Ciko: -Drejtori Koço Vasili fliste gjithmonë për një çift francez që i kishte ndihmuar shqiptarët në Francë për çdo gjë. Unë jam frankofon, kështu kam shoqëruar një vajzë dhe një djalë. Ishte hera e parë, ishte edhe Petraq Treska me ne. Dy mysafirët francezë që mbërritën në Shqipëri në javën e fundit të korrikut të vitit ’1971 kishin qenë shoqëruesit e grupit të Ansamblit Folklorik të Shqipërisë në Dijon dhe prej aty kishin lidhur miqësi me grupin shqiptar. Kjo ishte detyrë e kontrolluar, në mos isha unë i ngarkuar për të kontrolluar kolegun, ishte kolegu i ngarkuar për të më kontrolluar mua. Të rinjtë po priteshin në Rinas, por hynë nga Shkodra. Atje bënë dy orë pritje. I kam takuar në Hotel Dajti. Ai quhej Alain Clerc dhe ajo quhet Chantal Sauvain.

I thashë që makinën nuk e do e përdorni. Shteti Shqiptar ka menduar për ju. Vizitat e tyre ishin kudo nëpër Shqipëri. Gjithçka e paguar me dreka e darka, takime të organizuara mirë. Nuk bënin dot lëvizje jashtë veprimeve të organizuara mirë. Frëngjishten e kam mësuar me Mahmut Bobratin. Të njohësh rininë e Tiranës së atyre viteve ishte edhe një hapje horizonti  më vete. Francezët e rinj habiteshin me shumë për mirëpritjen shqiptare! Francezët ishin njerëz që ishin sjellë shumë mirë me ne, kishin bërë maksimumin për ne në Festivalin e Dijon-it. Në Hotel Dajti u bë një pritje madhështore me verë franceze për një delegacion të madh francez. Aq e bukur u bë ajo pritje për francezët e tjerë që erdhën në Hotel Dajti, sa Misto Treska duke ikur tha me shaka: -Po e lë Francën, e po hyj në Shqipëri! Më caktuan anëtar i jurisë në Bourgogne. Shfaqja që dhamë ne ishte e barabartë për teatro ndërkombëtare me rëndësi. Alain Cler i ra pak “në kokë” motrës sime, unë uhet të isha i vëmendshëm edhe për këtë gjë. Lidhjet tona vazhduan me letra, u ndërprenë kur unë u largova nga Tirana. Petraqi më sillte letrat. Pas 40 vitesh unë emërohem në Opera si Drejtor i Përgjithshëm. Diku nga viti 2008-2010, e diel, një rulotë e vogël kish ndaluar te Sheshi para Operas. Roja më njoftoi se kishin parkuar dy francezë, këtu diçka kuptova. Ata pyetën se kush ishte Drejtor i Operas dhe çdo gjë u zgjidh menjëherë. Mister mbeti për francezët mos kthimi i përgjigjeve në letra nga ana ime. Alain Clerc  nuk jeton më, ndërsa  Chantal Sauvain u kënaq shumë kur lexoi shkrimin në gazetë për ato ditë kujtimesh.

Petraq Treska e mori mënjanë e i tha: -“Chantal, nuk e kam aspak të lehtë për këtë që dua të të them, por më duhet të të njoftoj se ndoshta do të duhet t’i zgjatosh pak fustanet!’’ Chantal ishte e çuditur për jetën këtu, unë e nxita të shkruante ato kujtime për ato ditë në Shqipëri. Ata kishin pyetur për këtë afinitet shqiptar ndaj kulturës franceze. Festivali në Francë u anulua për shkak të korrupsionit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?