18-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident në Greqi, i dashuri: Mesazhet e fundit që shkëmbeva me të

24 Nëntor 2023, 21:42| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 21:55

  • Share

Një 18 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Greqi.

Teksa po kthehej nga puna, me kushërirën e saj që ndodhet tashmë në spital, jashtë rrezikut për jetën dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë humbën jetën shqiptarja dhe një vajzë që ndodhej në mjetin tjetër të aksidentuar.

I dashuri i 18-vjeçares shqiptare, personi i fundit që e ka kontaktuar para aksidentit, ka treguar për mesazhet e fundit që shkëmbeu me të dhe ankthin që përjetoi kur mësoi lajmin tragjik.

I thashë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazh, rashë në gjumë dhe nuk më tha kurrë natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes”, thotë i dashuri i 18-vjeçares shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pak pas liqenit të Vouliagmenit, raportojnë mediet greke.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?