18-vjeçarja plagos ish të dashurin me thikë, zbuloi se e tradhtonte në kohën që ishin bashkë

9 Janar, 10:33| Përditesimi: 9 Janar, 10:37

  • Share

Një 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë ish të dashurin e saj.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit, e reja pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar gjatë kur kanë qenë të lidhur së bashku. I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shef turi: 09/01/2024 11:32

    Te jesh Burre ne shqiperi eshte pune gruje haha jane bere femrat si djemt turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?