Bota

18-vjeçari qëlloi për vdekje 10 persona në New York, rrëfimet e dëshmitarëve: Trupat ishin kudo

15 Maj 2022, 16:50| Përditesimi: 15 Maj 2022, 16:53

  • Share

1652626407_124753664tv076003456.jpg

Dëshmitarët e sulmit në një supermarket në New York kanë përshkruar momentin e frikshëm kur 18-vjecari doli me armë dhe qëlloi duke lënë 10 persona të vdekur. Sulmuesi, i cili kishte veshje ushtarake shkoi në një parking makinash në marketin Tops Friendly në Buffalo dhe filloi të qëllonte me armë.

“Kur e pashë në fillim, ishte duke qëlluar një grua, pastaj qëlloi një burrë, më pas një grua dhe hyri në dyqan duke qëlluar sërish”, tha një prej dëshmitarëve.

Ndërsa një dëshmitare tha se po luante me qenin e saj dhe po tymoste një cigare kur dëgjoi të shtënat.

“Në fillim nuk e pashë, por kur u ktheva ishte duke qëlluar një grua. Ajo po hynte në dyqan. Më pas qëlloi një grua tjetër që po fuste perimet në makinë. Unë ula kokën sepse nuk e dija nëse do të më qëllonte edhe mua”, tha ajo.

Ken Stephens, anëtari i një grupi lokal kundër dhunës, i cili ishte në vendngjarje, tha për New York Times: "Trupat ishin kudo".

Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si Payton Gendron, nga Conklin, New York.


Lajmi kryesor:

Sulm me armë në një supermarket në New York, 10 të vdekur


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?