18-vjeçari kombëtares shqiptare bën hapin e jashtëzakonshëm, debuton me Chelsea-n në Premier League

8 Mars 2020, 17:41| Përditesimi: 8 Mars 2020, 17:45

  • Share

Kjo e dielë do të mbahet mend gjatë për futbollistin e kombëtares shqiptare Armando Broja. 18-vjeçari i cili ka spikatur në ekipet e moshave të Chelsea-s sot ka debituar në ekipin e parë të drejtuar nga Lampard në ndeshjen kundër Everton.

Ishte minuta e 84 kur sulmuesi kuqezi mori vendin e Oliver Giroud, ndërsa nuk munguan as duartrokitjet në Stamford Bridge. Përsa i përket rezultatit të ndeshjes ajo u mbyll me shifrat 4-0.

Ndërkohë në Bundesligë Bayern Mynchen i ka mjaftuar një gol i Thomas Myller dhe rrjeta e vonshme e Goretzka-s për të marrë tre pikët përballë Augsburg. Në ditët e 120 vjetorit të krijimit skuadra e drejtuar nga Hansi Flick zhbllokoi falë një asisti perfekt të Boateng dhe finalizimit të përkyer të gjermanit tjetër në sulm. Golin e dytë do ta realizonte Goretzka në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore pas 25 javësh kampionat Bayern Mynchen renditet në vendin e parë me 55 pikë, 4 më shumë se Dortmundi ndjekës që mban vendin e dytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?