Kronikë

18 vjeçarja sjell aplikacionin për luftën me bazë gjinore! Dea: ‘Gjejza’, për të thyer ‘mitet’ e dhunës në familje! Programi, mundësi shërbimi për gratë e vajzat

12 Gusht 2021, 20:39| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 20:46

  • Share

Ajo ishte vetëm 12 vjeç kur zbuloi pasionin e saj për teknologjinë kompjuterike dhe kodimin, një çelës që shumë shpejt do të hapte dyert e saj drejt arritjeve dhe suksesit.

“Gjejza” ose ndryshe “Gjej Zërin” është aplikacioni më i ri kompjuterik i krijuar nga 18 vjeçarja Dea Rrozhani, bashkë me dy miket e saj, por këtë herë me një qëllim domethënës për një të ri, parandalimin e dhunës me bazë gjinore. 

Pjesëmarrëse dhe fituese në konkursin Technovation Challegne, që organizohet çdo vit në San Francisko, në Kaliforni për Report Tv Dea, zbuloi më shumë rreth projektit dhe cilat janë planet e saj për të ardhmen.

Gjejza” eshte një aplikacion mobile, në fillim u krijua prej Technovation ishte shtysa e parë që na dha shkëndijën për të filluar që të mendonim dhe të gjenim problemet në komunitet…. “Gjejza” u ofron ndihmë konkrete të gjitha vajzave dhe grave, që hasin situata të dhunës me bazë gjinore, por, gjithsesi ai nuk është i fokusuar vetëm tek ky targetgroup.  Misioni e saj “Gjejza” e arrin përmes tre etapave kryesore, ku fokusohen të gjithë menutë kryesore që janë: shtylla e informimimit, fuqizimit dhe  veprimit. Prandaj, ne kemi zgjedhur një qasje 360 gradë sepse shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë se dhuna me bazë gjinore është një process shume i komplikuar pasi mund të zgjasë për vite dhe nuk është një proces normal i jetës së tyre”, tha Dea Rrozhani.

Për Dean, qëllimi i këtij programi ishte ardhja në ndihmë dhe krijimi i një mundësie shërbimi për gratë dhe vajzat ku ato në mungesë të mbështetjes të mund të adresojnë problemet e tyre në lidhje me dhunën me bazë gjinore.

 “Aplikacioni nuk është thjesht që t’i të raportosh dhunën me bazë gjinore sepse ka plot shërbime dhe numra emergjence që mund ta bësh këtë gjë. Burimet ishin aty dhe nuk përdoreshin. Qëllimi ishte që fillimisht të krijohet një platformë e centralizuar ku të gjitha shërbimet të ishin lehtësisht të aksesueshme nga përdoruesit. Menutë që përfshin “Gjejza” janë të tre kategorive. Në kategorinë e informimit përfshihet një pyetësor i shkurtër, që shfaqet pasi e hap aplikacionin ku ka 5 pyetje të shkurtra rreth dhunës me bazë gjinore dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë përdoruesin se sa informacion ka për dhunën me bazë gjinore… Në kategorinë e fuqizimit është programi 30 ditor, për të identifikuar të gjithë mitet e gabuara që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare për dhunën me bazën gjinore. Në kategorinë e veprimit, është përfshirë dhe menuja e emergjencës etj", tha ajo.

Robotika është një pasion tjetër i saj në programim, për të cilën ajo sot po trajnon edhe vajza të tjera në teknologjinë e informacionit.

Përveç technovation, që ka qenë një nga angazhimet e mia më të mëdha që ka zgjatur në kohë me  angazhimet e tjera vullnetare që në momentin që zbulova programimin, njjë nga pasionet e tjera që kam zbuluar në fushën e teknologjisë është edhe Robotika. Me robotikën unë u bërë pjesë e skuadrës kombëtare shqiptare që ka konkuruar që prej vitit 2017 në lojërat olimpike të robotikës. Një tjetër konkurs ndërkombëtar që përfshin një nga sfidat e inxhinerisë ku u përfshin rreth 190 shtete", shtoi më tej Dea.

Për arritjet e saj, në dhjetor të 2019 Dea u përzgjodh nga Unicef si përfaqësuese e  të rinjve të Shqipërisë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot është dhe kapitene e klubit “Robotech” për nxitjen e të rinjve në fushën e teknologjisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?