Blerina Hamzollari në profesion gazetare dhe vajza e saj Elisa Taho ishin të ftuara në emisonin “Rreze Dielli” ku treguan historinë e tyre. Si e priti Elisa, një vajzë 19-vjeçare lajmin se do të bëhej me vëlla në këtë moshë?
"Vëllain unë e kam pritur shumë mirë, sa herë që vij në Shqipëri jam gjithë ditën me atë, me zor pres kur ai vjen nga çerdhja, jam tër pasditen me të duke lozuar, është shumë fëmijë i dashur. Edhe kur jam në Itali, kur marr mamin në telefon, gjëja e parë që I them është më nxirr Kevin në telefon. Momentin e parë kur e mora vesh e mbaj mend. Kam qenë e gëzuar dhe I thash mamit që dua të jetë djalë sepse doja që të isha akoma vajzë e vetme siç kam qenë gjithmonë" tha ajo.
Për Blerinën nga ana tjetër, ishte sfidë që t’I tregonte vajzës së saj 18-vjeçare që do të bëhej me një vëlla së shpejti:
"Të dyja ishin sfida më vete, sfidë më vete t’ia thosha Elisës dhe si do e priste ajo sepse mendova që do më paragjykonte duke qenë se ishte moshë madhore. Tashmë Elisa pëlqen si të gjitha vajzat të krihet, të lyhet, të dal e të drekojë me shoqet dhe momenti që unë do ti thoja jam shtatzanë kisha frikë se do thoshte ‘Tani e gjeti kjo’ dhe më hëngri pak kohë kjo në mendime me veten time. Elisa e priti shumë mirë, vetëm se ka një gjë që në karakterin e saj do të jetë ajo në vëmendje, edhe pse është e rritur e do vëmendjen. Kam qenë dy muaj e gjysmë kur ia thash. Ndërsa kur ka lindur kevin më ka mbetur një fjalë në mendje që më ka thënë “ Faleminderit që nuk më lë vetëm”dhe kjo më erdhi shumë mirë, sidomos në ato momente" rrëfeu ajo.
Po ashtu ajo rrëfeu vështirësitë e shtatzanisë së dytë dhe thotë se ishte si t’ia nisje nga e para:
"Ishte një restart sepse nuk mbaja mend as mënyrën se si mund të mbaja fëmijën tim në krahë. Kisha frikë se ishte shumë delikatë por me ndihmën e stafit të spitalit e kalova lehtësisht" tregoi ajo më tej.
MC/ReportTv.al