Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

18 të vdekur nga COVID në Kosovë, 2295 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

26 Gusht 2021, 15:23| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 15:29

  • Share

Shifra të larta nga COVID raportohen në Kosovë. Në 24 orët e fundit 18 qytetarë kanë ndërruar jetë. Ndërkohë nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 24.939.

‘Bashkë ia dalim, 26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Në total numri i rasteve aktive është 24.939. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!’- njofton ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Shifrat e publikuara nga MSH në Kosovë

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?