Urgjenca infektive

18 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! 2 të vdekur, 90 të shëruar

19 Shtator 2022, 18:12| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 18:11

  • Share

Tetëmbëdhjetë raste të reja me COVID-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa dy persona kanë humbur jetën nga virusi.

Rastet pozitive dolën nga 166 testime që u kryen. Numri i të shëruarve është 90, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 326.001  raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 865 qytetarë aktivë me COVID-19, 9 prej të cilëve po marrin trajnim në spital.  

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, i cili kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (19 shtator 2022)

Raste të reja ditore                18

Të shëruar në 24 orë             90

Të shtruar në spitale             9

Humbje jete në 24 orë           2

Testime ditore                     166

Testime totale                   1,974,870

Raste pozitive                      330,455

Raste të shëruara                  326,001          

Raste Aktive                             865

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    389

Shkodër                 109

Elbasan                   85

Fier                           72

Vlorë                         50

Korçë                         34

Durrës                     32

Berat                           31

Gjirokastër                22

Dibër                           21

Lezhë                        17                 

Kukës                           3

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?