18 raste pozitive, por në Elbasan duke sikur nuk ekziston koronavirusi...rrugët e tregjet plot

30 Prill 2020, 13:46| Përditesimi: 30 Prill 2020, 16:11

  • Share

ELBASAN-  Në këtë foto që vjen nga qyteti i Elbasanit duket se nuk ekziston aspak situata e krijuar për shkak të masave të marra ndaj Koronavirusit. Edhe pse në këtë qytet janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 18 persona, qytetarëve  duket se u është "zhdukur" frika e infektimit nga ky virus i padukshëm.

Grumbuj njerëzish në rrugë, pjesa më e madhe pa maska e doreza, radhë në sportele dhe mbi të gjitha nuk respektohet as distanca e sigurisë. Ndërkohë ka edhe nga ata qytetarë që kanë dalë të shijojnë motin në diell.

Qytetarët duket se nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm se me lehtësimin e masave, nuk do të thotë që kujdesi duhet të zhduket, përkundrazi. Ministria e Shëndetësisë vijon thirrjet drejtuar qytetarëve që të respektojnë masat, pasi në të kundërtën, nëse plani i rihapjes do të sjellë një efekt të kundërt, vendi do të kthehen në  fazën fillestare.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatmir Kico: 30/04/2020 16:50

    Jo ato nuk i jepen pensjonisteve megjithese ketu afer kemi nje person qe ka marre dy here megjithese e theksoj ka vile....po ka mundesi nuk perjashtoj se shume ndahen sipas perferences politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?