1740 kontrolle në 24 orët e fundit nga ISHSH, nuk dihet numri i gjobave të vendosura

27 Qershor 2020, 12:56| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 14:41

  • Share

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, duke patur parasysh rritjen numrave të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, ka kryer 1740 inspektimi për të parë zbatueshmërinë e masave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Kontrollet janë kryer në në bar-kafe, restorante, klinika dentare, hotele, fasoneri, call center, institucione publike etj.

Në total që prej fillimit të pandemisë dhe deri më tani janë kontrolluar dhe monitoruar 87 mijë subjekte dhe si rrjedhojë janë vendosur 330 masa administrative me gjobë, të cilat kanë patur shkelje të protokollit të sigurisë. Ndërkohë nuk bëhet me dije se sa gjoba janë vendosur në 24 orët e fundit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?