Urgjenca infektive

17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit

4 Dhjetor 2022, 17:58| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 18:06

  • Share

17 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 336 testime të bëra në vendin tonë. Numri më i madh i tyre është në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete. Ndërsa në të gjithë vendin, janë shëruar 7 qytetarë brenda 24 orëve të fundit.

Rastet e reja raportohen në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient. 

Statistika ( 4 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             7

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       336

Testime totale                   2,010,606

Raste pozitive                      332,294

Raste të shëruara                  328,545

Raste Aktive                             155

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    118

Gjirokastër                12

Fier                           5

Berat.                        4

Shkodër                 3

Vlorë                         3

Lezhë.                        3

Durrës.                      3

Elbasan.                   2

Korçë.                        2

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?