Lorena Beadini

16-vjeçarja shqiptare mahnit jurinë e The Voice në Zvicër me performancën energjike (VIDEO)

5 Shkurt 2020, 16:03| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 16:07

  • Share

16-vjeçarja shqiptare Lorena Beadini mahnitit jurinë “The Voice of Switzerland”, ku të katër shtypën butonin për ta pranuar atë në skuadrën e tyre.

Dhe jo vetëm që u kthyen por ata u ngritën të gjithë në këmbë pasi mbaroi performanca e saj plot energji.

Lorena këndoi “All About That Bas” dhe ia arriti qëllimit që të bënte të gjithë të ktheheshin edhe pse në fund ajo zgjodhi skuadrën e DJ Antoine.

Ajo është lindur në Zvicër, ndërsa prindërit e saj janë nga Maqedonia, i ati nga Tetova, ndërsa nëna nga Shkupi.

Ajo u bë e famshme 3 vite më parë gjatë konkurrimit në spektaklin muzikor "Zentralschëeiz Talentshoë" ku u radhit si finaliste.

Ajo është shprehur se këndon në shumë gjuhë edhe në atë shqipe, por ëndrra e saj më e madhe është që të këndojë para publikut shqiptar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?