150 të rinj në Shqipëri për të luftuar racizmin ndaj romëve! Festivali në kuadër të Tiranës Kryeqyteti Evropian i Rinisë

15 Korrik 2022, 22:34| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 22:47

  • Share

Me qëllim zhdukjen e racizmit dhe diskriminimit ndaj komitetit rom, në Shqipëri erdhën 150 të rinj nga e gjithë Evropa. Ata folën për problemet që hasin, ndërsa me anë të një koncerti promovuan cilësitë e tyre.

Diskriminimi dhe racizmi e ka shoqëruar gjatë komunitetin rom jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës. Me qëllim ngritjen e zërit ndaj këtij fenomeni dhe për të promovuar imazhin pozitiv të tyre, në vendin tonë, erdhën 150 të rinjtë nga e gjithë Evropa, në kuadër të Tiranës ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’.

Për një javë, e cila kulmoi me një festival, ata mësuan rreth situatës së këtij komuniteti dhe trajtuan anticiganizmin nëpërmjet muzikës, vallëzimt, Graffitit dhe teatrit. Fokus i veçantë ju kushtua dhe fuqizimit të grave rome.

“Një gjetje interesante për ne ishin ngjashmëritë që gratë rome hasin ne çështjen e tyre. Është diçka shume e mirë pasi ne këtë mënyre ne kemi mundësine që ti adresojmë këto probleme”.

“Jam shumë i lumtur qe jam duke kaluar këto ditë këtu në Tiranë. Shqipëria është e bukur dhe me pëlqejnë shume këto evente”.

Të rinjtë erdhën në Shqipëri për eventin ndërkombëtar për të rinj “So Keres Europa”, nëpërmjet Phiren Amenca, Roma Active Albania dhe mbështetjes së Bashkisë së Tiranës. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?