Foto ilustruese

150 shqiptarë të sëmurë me kancer përfituan kurën në Itali, zbulohet skema e mashtrimit mbi 1 milionë euro

23 Mars 2021, 10:36| Përditesimi: 23 Mars 2021, 11:36

  • Share

ITALI- Policia italiane ka zbuluar një skemë mashtrimi kundrejt sistemit shëndetësor, e cila është krijuar nga 3 persona me origjinë shqiptare dhe përmes së cilës janë vjedhur mbi 1 milionë euro.

Përmes kësaj skeme, 150 persona gjithashtu me origjinë shqiptare, një pjesë e së cilëve ishin të diagnostikuar me kancer kanë marrë shërbime shëndetësore falas.

Sipas mediave italiane, tre krijuesit e skemës së mashtrimit, 2 gra që punonin si ndërmjetësues kulturore në qendra e Informacionit mbi Shëndetin e Emigrantëve në Torino dhe djali i njërës prej tyre, i është caktuar masa e sigurisë. Njëra prej tyre është në arrest shtëpie, tjetra me detyrimin paraqitje ndërsa djali i njërës prej tyre është pezulluar nga puna.

Dyshohet se skema e mashtrimit është ngritur mbi shfrytëzimin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore që të marrin kujdes shëndetësor në rast të pamundësisë ekonomike. Nëse plotësohen kriteret nga i sëmuri, atëherë i caktohet një kod identifikimi (Stp – i huaji i pranishëm përkohësisht).

Në bazë të këtij Neni, 2 gratë u kërkonin shqiptarëve të cilët në baze të rregullave plotësonin kriteret, të deklaronin një datë të rremë të hyrjes në Itali, prej më shumë se tre muajsh, si të parregullt. Ato gjithashtu u kërkonin që të raportonin humbjen e dokumenteve të identifikimit për të shmangur gjetjen e datës reale të hyrjes së vend.

Finalizimi i mashtrimit bëhej me deklarimin e rremë të gjendjes ekonomike, që lejonte futjen në sistem, të cilën e bënte djali i njërës prej tyre, i cili futej në bazën e të dhënave të Agjencisë së të Ardhurave dhe ishte përgjegjës për kryerjen e kontrolleve të pasurive tek përfituesit.

Sistemi i mashtrimit ngritur kundër sistemit shëndetësor italian në bazë të hetimeve ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në tetor të 2020, dhe është shfrytëzuar nga 152 shqiptarë. Totali i dëmit ekonomik ka shkuar 1 milionë euro.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?