Anija e sekuestruar

150 milionë euro kokainë në bord, kapet anija braziliane! Marina Franceze bllokon 4.6 tonë drogë

7 Dhjetor 2022, 14:42| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 14:48

  • Share

Një anije braziliane që mbante më shumë se 4.6 ton kokainë me vlerë mbi 150 milionë euro (157.4 milionë dollarë) u kap javën e kaluar nga marina franceze në brigjet e Sierra Leones.

Njoftimin e ka bërë ditën e sotme Europol. Anija, e cila ishte rrugës për në Evropë, u kap më 30 nëntor, pas punës së përbashkët të agjencive të inteligjencës nga Franca, Brazili, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

“Një hetim është duke u zhvilluar për të identifikuar grupet kriminale të përfshira në të dyja anët e Oqeanit Atlantik”, tha Europol në një deklaratë.

Agjencitë e Bashkimit Evropian paralajmëruan në maj se Evropa po bëhej gjithnjë e më shumë një qendër për prodhimin dhe dërgimin e kokainës në rajone të tjera të botës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?