150 euro për të hyrë në BE, pranga dy personave në Devoll që po transportonin klandestinë

26 Maj 2020, 11:11| Përditesimi: 26 Maj 2020, 11:15

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Devollit pasi kundrejt shumave prej 150 euro ndihmonin emigrantë të paligjshëm për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian.

 Në pranga u vunë shtetasit me iniciale K.Z., 21 vjeç dhe R.D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe me precedent të mëparshëm penal.

"Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMW”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 shtetas të huaj ( emigrantë të paligjshëm), të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?