15 shqiptarë në ditë pësojnë atak cerebral

30 Tetor 2013, 05:31| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Sipas të dhënave të OBSH-së, 15 milionë persona në botë preken në vit nga aksidentet cerebrovaskulare. Shkaqet që rrisin ndjeshëm rreëikun e kësaj sëmundje janë hipertensioni, duhani, diabeti dhe jeta sedentare. Pwr tw shmangur hipertensionin duhet bwrw kujdes me pwrdorimin e kripws, tw cilwn shqiptarwt e konsumojmw 4-5 herw mw shumw se norma ditore.
Dje, në ambjentet e Qëndrës së Telemjekësisë së Shqipërisë në QSUT, u zhvillua koneferenca për Ditën Botërore të  “Stroke-ut”, e thënë ndryshe e atakut celebral  (ataku në kokë) ose e sëmundjes cerebrovaskulare. Të parnishëm në ketë konferencë ishin mjekët e neurologjisë, Dr. Arben Rroji, Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Sokrat Xhaxho.

Konferencën e hapi Dr. Sokrat Xhaxho duke sjellë disa fakte të OBSH-së në lidhje me këtë sëmundje.  Në një vit janë 15 milionë njerëz në mbarë botën, të cilët preken nga aksidentet cerebrovaskulare.  Statistikat tregojnë se 1 në 6 burra mund të pësojë një aksident cerebrovaskular gjatë jetës së tij. Për gratë probabiliteti është 1 në 6. Në botë, çdo 2 sekonda dikush pëson një aksident cerebrovaskular dhe çdo 6 sekonda dikush ka humbur jetën nga kjo. Kjo sëmundje renditet e pesta në botë për sa i përket shkaqeve të vdekjes. Ndërkaq shifrat konkrete për personat që pësojnë aksident cerebrovaskular në Shqipëri mungojnë.  I pyetur në lidhje me këto statistika, Dr. Mentor Petrela, u përgjigj se 15 persona në ditë mund të pësojnë një aksident cerebrovaskular, duke u nisur nga statistikat e lartpërmendura në rang botëror. 

Më tej Dr. Petrala citoi si shkaqe të kësaj sëmundje hipertensionin, duhanin, diabetin dhe jetën sedentare. Gjithashtu ai tha se ata persona që kishin të afërm, të cilët kishin pasur probleme me sëmundjen cerebrovaskulare në historikun e tyre shëndetësor, kishin mundësi të prekeshin nga kjo sëmundje dhe duhet të tregonin kujdes. Simptomat që tregon një person që rrezikon të preket nga kjo sëmundje janë nga më të ndryshmet por në përgjithësi ato që mbizotërojnë janë mungesa e të folurit, prerja e nervave që komandojnë fytyrën dhe më e shpeshta është një dhimbje e kokës e pandjerë ndonjëherë. Doktor Xhaxho bëri thirrje se raste të tilla të mos neglizhohen. Për sa u përket kostove të lidhura me këtë sëmundje, Dr. Petrela i ndau në dy: trajtimi  urgjent dhe shpenzimet që i kushtojnë shoqërisë për kualitetin e jetës në të ardhmen. Sipas tij, kostot  që shpenzon shoqëria me këta të sëmurë për sa u përket shpenzimeve sociale janë rreth 10 herë më shumë se sa kostot që mund të bëjnë që i sëmuri të mos arrijë deri në ketë pikë.

Ai theksoi se sëmundjet cerbrovaskulare, kardiovaskulare dhe onkologjia janë sfidat e shteteve. Gjithashtu Dr. Petrela u shpreh se mosha e personave të prekur nga kjo sëmundje është ulur për faktin se një nga shkaktarët e saj është hipertensioni.  Në lidhje me këtë, ai tha se popullata shqiptare konsumonn 4 deri në 5 herë më shumë kripë në ditë se sasia e rekomanduar që është 3 gr. Ai shtoi se gjysma e kësaj sasie të rekomanduar gjendet në ushqimet që konsumojmë gjatë ditës. Ndërkaq ai bëri thirrje që secili të tregohej i kujdesshëm për tensionin. Në këtë konferencë doktorët u bënë thirrje mediave që të ndërgjegjësonin publikun në lidhje me sëmundjen cerebrovakulare duke shtuar se puna e tyre do të ishte më e thelluar nëse do të kishte ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve.

Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?