Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober

Bota

‘15 muaj në detyrë si 15 vjet’, i lodhur nga situata e pandemisë së COVID-19, ministri austriak i Shëndetësisë jep dorëheqjen

13 Prill 2021, 14:09| Përditesimi: 13 Prill 2021, 14:11

  • Share

AUSTRI- Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij për shkak se është mbingarkuar dhe lodhur nga situata e pandemisë së COVID-19 në vend.

Anschober njoftoi dorëheqjen e tij edhe për shkak edhe të problemeve të vazhdueshme shëndetësore personale të shkaktuara nga mbingarkesa.

“Në krizat më të rëndë shëndetësore të dekadave të fundit, vendi ka nevojë për një ministër Shëndetësie i cili është 100% i aftë. Unë nuk jam për momentin”, shkruan ministri i shëndetësisë në rrjetin e tij social twitter.

Ai është shprehur këto 15 muaj në detyrën e tij si ministër i Shëndetësisë i janë dukur si 15 vjet.

Austria ishte vendi i parë i Evropës perëndimore që vuri në zbatim masën e mbajtjes së masave mbrojtëse.

Lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë në vend, Anschober u shpreh se pavarësisht gabimeve, në tërësi është bërë një punë e mirë.

Numri total i infektimeve ka shkuar 581,263, ndërkohë që ai i viktimave është 9,748 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?