15 mijë tapa të riciklueshme! Flamuri i veçantë nga gjimnazistët e ‘Sami Frashërit’: Punuam për dy javë

27 Tetor 2023, 16:41| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 16:45

  • Share

Ky flamur shqiptar është i ndërtuar i gjithi me tapa të riciklueshme . Janë 15 mijë tapa që janë përdorur nga nxënësit e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ për të ndërtuar këtë vepër.

Rei, Rakela, Juena  dhe Arla të apasionuar pas riciklimit tregojnë se si lindi ideja dhe si ajo u jetësua më pas për t’u shndërruar në një monumentin më interesant të shkollës së tyre

“Duke qenë se që e vogël që në 9-vjeçare merresha me riciklimin dhe jam shume pro riciklimit dhe mendova që edhe në Sami të lija një vepër arti.”

“Është nisur një lajmërim nga drejtoresha ku secili nxënës do të kontribuonte me sa tapa të kishte mundësi dhe është dashur një periudhë dy javore që të punohet e gjitha pasi është handmade në çdo detaj.”

Tapat janë ngjitur mbi kompensatë me silikon dhe secili nga të katër  17-vjeçarët  ka bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe për detajet më të vogla.  Për mbledhjen e tapave iu deshën 2 javë dhe vetëm një njoftim që u shkoi nxënësve.

“Ne kishim mjete siç janë silikoni, forex dhe i vendosëm në kompensata të gjitha tapat i ngjitëm me silikon, pra secila nga tapat është e ngjitur një më një.”

“Si fillim bashkuam postrea të mëdha A3 të bardha ku bëmë një skicë të flamurit ,pasi nuk mund ta bënim skicat në tapa se përveçse nuk duket figura mirë, nuk është praktika.”

Të gjithë e kanë pëlqyer punimin  e tyre dhe për këtë ata ndihen shumë mirë.

“Nga të gjithë kushdo që viziton shkollën është si një monument  që e shikojnë dhe e lavdërojnë gjithë kohës.”

Nxënësit e talentuar premtojnë se kreativitetin e tyre do ta shpalosin edhe në të tjera realizimin e të tjerë veprave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 28/10/2023 04:01

    bravo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?