Kronikë

143 vjedhje në 6 muaj në të gjithë vendin! Në Tiranë ‘ushtria’ e hajdutëve janë të mitur (VIDEO)

23 Qershor 2021, 16:59| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 17:11

  • Share

Qani Zili kishte 30 milionë lekë me vete kur dy persona e sulmuan dhe qëlluan me sqepar. Grabitësit i morën paratë dhe e lanë të shtrirë në me motorin e tij në rrugën e Kavajës në Tiranë. Fat të ngjashëm me 53-vjeçarin Zili kanë patur edhe persona të tjetër gjashtë muajit e para të 2021.

143 raste vjedhjesh, jo vetëm me dhunë dhe armë, por edhe të vjedhjeve të automjeteve, u regjistruan këtë periudhë në gjithë vendin.

Komisariatet e Tiranës përballen pothuajse çdo ditë me vjedhje që për autorë kanë kryesisht të mitur që për shkak moshës në shumë raste i shpëtojnë ndëshkimit.

Shënjestrat kryesore janë banesat dhe bizneset në periferi të qyteteve, sidomos në Tiranë, farmacitë, argjendaritë dhe pikat e këmbimit valutor.

Të mbledhura së bashku, nga 1 janari e deri më 22 qershor, policia ka regjistruar 52 vjedhje me dhunë dhe me armë. Të ndara nga njëra tjetra, primatin e mbajnë vjedhjet me dhunë, tek të cilat janë regjistruar 44 raste, nga tetë që kanë regjistruar vjedhjet me armë. Edhe atentatet janë realizuar me makina të vjedhura. Pa u bërë gjashtë muaj janë regjistruar 91 raste të vjedhjeve të mjeteve motorike, ndërsa rreth 90% e tyre janë automjete.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?