140 emra për 61 ‘frone’ lokale, betejat më të forta të 14 Majit, gara me 5 kandidatë në Tiranë! Opozita kërkon rikthimin në pushtet vendor, PD ‘braktis’ shumicën e bashkive

29 Mars 2023, 15:26| Përditesimi: 29 Mars 2023, 16:59

  • Share

14 maji do të rikthejë në fushë-betejën për bashkitë opozitarët, të cilët pas 4 vitesh kërkojnë rikthim në pushtetin vendor Tirana do të ketë betejën kryesore, ndërsa në garë do të ketë të paktën 5 lojtarë.  Socialistët i besuan Erion Veliajt rikandidimin, që kryeqytetasve u kërkon një mandat të 3-të. Opozita përballë tij ka nxjerrë 4 kandidatë, nga rryma të ndryshme të saj.

Belind Këlliçi, i dalë nga procesi i primareve dhe që futet në zgjedhje nën koalicionin Berisha-Meta kërkon ta kthejë bashkinë tek opozita pas 8 vjetësh. Por e djathta përfaqësohet edhe nga një tjetër kandidat, Roland Bejko i PD zyrtare që zgjodhi një gjirokastrit për betejën e Tiranës. Në zgjedhje do të marrin pjesë edhe Lajla Përnaska, ish deputetja demokrate që futet me siglën e PDIU. Me partinë e sapo-krijuar për Tiranën kandidon edhe Arlind Qorri.

Por teksa betejën në Tiranë, pritet ta kenë të fortë e gati-gati të pamundur për ta fituar, opozitarët sytë i kanë nga Kavaja, bastionin historik të PD, të lënë në duart e socialistëve pas bojkotit të 2019. Redjan Krajli kërkon një mandat të dytë, ndërsa Fisnik Qosja i koalicionit “Berisha-Meta” kërkon tja rikthejë opozitës. Në këtë bashki, PD zyrtare nuk ka nxjerrë kandidat.

Edhe kryeqendra e Veriut, Shkodra premton garë të fortë. Socialistët i kanë besuar Benet Becit, që la mandatin e deputetit, daljen në betejën për të marrë kalanë e fundit që mbetet nën drejtimin e demokratëve. Përballë tyre foltorja do rikandidojë kryebashkiakun aktual, Bardh Spahinë. Ashtu sikurse në Shkodër, edhe në 2 bashkitë e tjera të mëdha, Durrës e Elbasan për herë të parë në histori nuk do të ketë kandidatë nën logon e Partisë Demokratike.

Përballja do jetë mes PS, që në Elbasan ka rikandiduar Gledis Llahtjan. Oferta e koalicionit Berisha-Meta është Luçiano Boçi që la parlamentin për bashkinë. Në Durrës rikandidon Emirjana Sakon, pasi kjo e fundit fitoi edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ndërsa përballë saj do të jetë Igli Cara i Foltores, ish deputet.

Në Lezhë Pjerin Ndreu kërkon mandatin e dytë me socialistët, ndërsa Berisha e Meta kanë kandiduar Pashk Gjonin për të rimarrë bashkinë pas 4 vitesh. Edhe PD zyrtare u fut në garë për bashkinë me Sandër Markun, mjekun specialist të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Lezhë, i cili zgjodhi të tërhiqej.

Safet Gjici do të përpiqet të mbajë Kukësin rozë, ndërsa përballë ka vetëm 1 kandidat, atë të koalicionit të udhëhequr nga Ilir Meta, por të dalë nga primaret e Sali Berishës, Admir Sinamati. Rahim Spahiu, i cili erdhi si risi e 6 marsit te socialistët duke arritur të fitojë bashkinë e Dibrës, rikandidohet nga selia rozë. Nga opozita, Meta-Berisha kandidojnë Ismail Ukën ndërsa PD zyrtare, që në zgjedhjet e pjesshme doli forcë e tretë në këtë bashki, do të provojë me Naim Gazideden, vëllai I ish bashkëpunëtorit të Sali Berishës, Bashkim Gazidedes.

Për Korçën do të luftohet vetëm mes PS e koalicionit parti e Lirisë-Foltore. Sotiraq Filo rikandidon ndërsa përballë do të ketë një grua, Ledina Aliollin, ndër të paktat figura gra që kandidojnë për qytetarin e parë të bashkive të mëdha.  Kandidati i Enkelejd Alibeajt Gjergji Gjata u tërhoq.

Në Gjirokastër e Fier, opozita shkon e përçarë. Kjo bën që gara të jetë më komode për Flamur Golemin e PS që rikandidon për bashkinë e Gjirokastrës, ndërsa opozita shkon me Dorjan Lanin nga Foltorja e me veterinerin Shemsho Lamaj të PD zyrtare.

Në Fier PS sërish rikandidim. Pavarësisht se Armando Subashi ishte në krye të akuzave të opozitës ai mori bekimin e socialistëve për t’i kërkuar fierakëve një tjetër mandate. Berisha-Meta në këtë bashki kandidojnë me Evdar Kodhelin, ndërsa PD zyrtare me një grua: Eriselda Zotaj Çela, e angazhuar në Forumin e Gruas.

Në Berat, PS erdhi pas surpriza. Ervin Demo rikandidon përballë Zija Ismailit të foltores. PD zyrtare as në këtë bashki nuk ka kandidat.

Vlora ishte surpriza më e madhe e socialistëve. PS refuzoi kryebashkiakun aktual Drital Lelin, ndër të paktët që nuk rikandidon dhe garën ia besoi një figure të re Ermal Dredhës. Përballë tij, Berisha-Meta kandidojnë me Hysni Sharrën, ndërsa logoja zyrtare e PD edhe këtu refuzon përballjen…..

61 përballjet në të gjithë Shqipërinë

  • Bashkia                Kandidati i PS                  Berisha-Meta                PD
  • Qarku Tiranë
  • Tiranë                   Erion Veliaj                         Belind Këlliçi                 Roland Bejko    
  • Rrogozhinë           Edison Memolla                Shkëlqim Hoxha              
  • Kavajë                  Redjan Krali                        Fisnik Qosja
  • Vorë                      Blerim Shera                      Indrit Hoxha
  • Kamëz                  Rakip Sulin                          Arjan Hoxha                Bilbil Bajraktari
  • Qarku Shkodër 
  • M. e Madhe           Tonin Marinaj                     Isa Ramaj
  • Shkodër                Benet Beci                         Bardh Spahia
  • Pukë                      Gjon Gjonaj                       Rrok Dodaj
  • Vau i Dejës            Kristjan Shkreli                  Zef Hila                           Klomentina Drini
  • Fushë Arrëz           Frank Tuci                          Hil Curri
  • Qarku Elbasan
  • Elbasan                 Gledjan Llatja                    Luçiano Boçi
  • Cërrik                    Andis Sala                         Servet Duzha
  • Belsh                     Arif Tafani                          Bedri Qypi
  • Gramsh                Besjan Ajazi                        Hasim Çekrezi
  • Peqin                    Bukurosh Maçi                  Mustafa Pashja
  • Librazhd               Mariglen Disha                  Shefki Çota
  • Përrenjas            Nuri Belba                           Suzana Topi
  • Qarku Lezhë
  • Lezhë                    Pjerin Ndreu                      Pashk Gjoni
  • Kurbin                   Majlinda Cara                    Behar Haxhiu
  • Mirditë                 Ndrec Deda                        Albert Melyshi                     Mark Ruçi
  • Qarku Dibër
  • Dibër                     Rahim Spahiu                     Ismail Uka                         Naim Gazidede
  • Mat                        Agron Malaj                       Skender Gjuci
  • Klos                        Ilmi Hoxha                          Bedri Hoxha
  • Bulqizë                 Festime Mjeshtri                    Dëfrim Fiku
  • Qarku Berat
  • Skrapar                 Adriatik Meta                    Euglen Mustafallari
  • Polican                  Adriatik Zotkaj                   Behar Xhaferaj                        Florian Qamo
  • Berat                     Ervin Demo                         Zija Ismaili
  • Dimal                     Juliana Mema                    Gentian Meçi                          Dritan Sula
  • Kuçovë                 Kreshnik Hajdari                 Lefter Maliqi                            Ilirjan Koxhaj
  • Qarku i Durrësit
  • Durrës                  Emirjana Sako                    Igli Cara
  • Shijak                    Elton Arbana                      Rezeart Tusha
  • Krujë                     Artur Bushi                         Agron Loka                              Sabah Sheta
  • Qarku Korçë
  • Korçë                    Sotiraq Filo                          Ledina Alolli
  • Pogradec             Ilir Xhakolli                          Zini Tollozhina
  • Devoll                   Eduard Duro                       Elvis Hajdërlli
  • Maliq                     Gëzim Topçiu                     Alfred Gega
  • Pustec                  Palë Kolevski                      Pandi Jani
  • Kolonjë                Erion Isai                              Et'hem Lumani
  • Qarku Gjirokastër
  • Gjirokastër         Flamur Golemi                  Dorjan Lani                                  Shemsho Lamaj
  • Përmet                 Alma Hoxha                      Edmond Komino
  • Këlcyrë                 Klement Domi                   Arjan Kasaj
  • Tepelenë             Tërmet Peci                        Baftjar Imeri
  • Memaliaj             Gjolekë Guci                      Albert Malaj
  • Libohova              Leonard Hide                     Adil Xhelili
  • Dropull                 Dhimitë Toli                        Thanas Maneka
  • Qarku Kukës
  • Kukës                    Safet Gjici                            Admir Sinamati
  • Tropojë                 Rexh Byberi                        Besnik Dushaj
  • Has                         Halit Mulaj                          Miftar Dauti
  • Qarku Vlorë
  • Vlorë                     Ermal Dredha                     Hysni Sharra
  • Selenicë               Nertil Bellaj                         Leonard Rakipaj
  • Delvinë                 Besmir Veliu                       Ilir Mehmeti
  • Finiq                      Romeo Cakulli                  Leonidha Kristo
  • Himarë                 Jorgo Goro                          Fredi Beleri
  • Konispol               Erges Dule                           Fatmir Shero
  • Sarandë               Olti Caci                                Ardit Cikuli                                 Skënder Muço
  • Qarku Fier          
  • Fier                       Armando Subashi              Evdar Kodheli                              Eriselda Zotaj Çelaj
  • Lushnje                 Eriselda Sefa                     Eduart Sharka
  • Mallakastër           Qerim Ismaili                     Resmi Shanaj                              Agron Kapllanaj
  • Roskovec             Majlinda Bufi                      Erdit Hazizaj
  • Patos                    Fatjon Duraj                      Sofije Alushaj                                Pranvera Rizai
  • Divjakë                 Josif Goreja                       Aurel Malko
  •  

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armando: 29/03/2023 18:12

    Si ka mundesi kete Belerin e Himares qe nuk e kan arrestuar akoma? Pjese organizates teroriste, qe eshte arrestuar ne Greqi

    Përgjigju
  • Qorri Bibës: 29/03/2023 17:10

    Në Berat, Ervin Demo, i shkarkuar si zëvendës ministër sepse u kap me plagjaturë është zgjedhur nga largqofti për kryetar bashkie. Po punon fort për tu rizgjedhur. Sapo i bëri dhuratë Gazmend Mahmutajt një shtëpi te Komuna Parisit. Pra nuk e ka aq të lehtë sa thoni ju. Beratasit duan një kryetar me tabjate Berati e jo ta rrahin në zyrë. Fiton Zijai në Berat. Beratasit do t'ju marrin lekët që po shpërndani për fushatë dhe pastaj do t'ju vënë lëken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?