14 ushtarë rus kapen rob nga trupat ukrainase në rajonin e Luhanskut, (VIDEO)

20 Qershor 2022, 08:04| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 08:09

  • Share

Ky është momenti kur një skuadër ushtarësh rusë u filmua pasi dyshohet se u kapën nga forcat ukrainase në fushën e betejës në Luhansk.

Video u postua në Telegram dhe u filmua gjatë luftimeve intensive në rajonin lindor të vendit, ndërsa qyteti i Sievierodonetsk vuan nga bombardimet e rënda.

Pamjet tregojnë 14 ushtarë rus të kapur, të ulur dhe të lidhur, raporton Daily Express , ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë më shumë ushtarë për të vazhduar luftën për Ukrainën Lindore.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai tha më herët se Vladimir Putin po grumbullonte ushtarë shtesë në përpjekjen e tij për të kapur Sievierodonetsk.

"Sot, nesër ose pasnesër, ata do të hedhin të gjitha rezervat që kanë, sepse ka kaq shumë prej tyre tashmë, ata janë në masë kritike”, tha ai.

Forcat e armatosura ukrainase pranuan sot se kishin pësuar një pengesë në periferi të Sievierodonetsk pasi kërkuan më shumë ndihmë ushtarake.

Katër muaj luftime brutale në Ukrainë duket se po e tendosin moralin e trupave nga të dyja palët, duke shkaktuar dezertime dhe rebelim kundër urdhrave të oficerëve, thanë sot zyrtarët e mbrojtjes, ndërsa shefi i NATO-s paralajmëroi se lufta mund të zvarritet për 'vite'.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kemi nevojë për armë, mbështetje financiare dhe rindërtim


E.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?