Klevis Xhelaj

14 personat më të kërkuar nga policia në Britaninë e Madhe, mediat britanike publikojnë foton e shqiptarit, akuzohet për disa krime

22 Janar 2023, 19:56| Përditesimi: 22 Janar 2023, 20:00

  • Share

BRITANI E MADHE- Janë publikuar fotot e 14 personave më të kërkua nga policia britanike në Yorkshire, mes tyre dhe një shqiptar. Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për Klevis Xhelaj. Ata janë të akuzuar për krime të kundër personit e disa të përfshirë në trafikun e drogës. 

Oficerët e policisë në Sheffield po bëjnë apel për ndihmë në gjetjen e të shpallurit në kërkim, Xhelajt. Ai kërkohet për veprat penale të përndjekjes dhe ngacmimit, të cilat dyshohet se janë kryer midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Oficerët britanikë kanë kryer hetime të gjera, duke përfshirë punën me forcat dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin, dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur atë.

Në mediat britanike ai përshkruhet si një trup mesatar, me flokë kafe të errët, kashtë, tatuazhe në gjoks dhe theks shqip. Ai besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, west Midlands, Leicester dhe Londër dhe ai mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?