Bledi Shkëmbi

14 ndeshje me fanellën kuqezi, Bledi Shkëmbi merr drejtimin e Kombëtares: Një ëndërr

1 Shkurt, 10:43| Përditesimi: 1 Shkurt, 13:32

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar U-19. Ish-futbollisti i Kombëtares i cili prej vitesh ka nisur karrierën si trajner do të zëvendësojë në këtë detyrë teknikun Ervin Bulku, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit Silvinjo.

Bledi Shkëmbi është një emër i njohur në vendin tonë, teksa ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të brezit të tij. Ai gjithashtu numëron edhe 14 ndeshje me Kombëtaren A, ndërsa si trajner ka punuar në drejtimin e klubeve si Teuta dhe Dinamo në Shqipëri, apo dhe Lirisë e Ballkanit në Kosovë.  Tani detyra e tij do të jetë të ndihmojë në rritjen e talenteve kuqezi.

 “Të drejtosh një Kombëtare është një kënaqësi, është një ëndërr. Për të qenë i sinqertë e kam pasur gjithmonë ëndërr, ashtu siç e kanë lojtarët ashtu e kemi edhe ne trajnerët ëndërr të stërvisim ekipin Kombëtar pavarësisht moshës që është. Patjetër që dua të falenderoj Drejtorin Teknik Fulvio Pea i cili më bëri këtë ofertë dhe sinqerisht m'u plotësua një ëndërr që shpresoj ta vazhdojë gjatë”, u shpreh trajneri Shkëmbi në prezantim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?