14 maji/ OSBE-ODIHR: Klima politike e tensionuar, por deri tani fushata modeste dhe me tone të moderuara! Janë regjistruar 2 raste dhune

28 Prill 2023, 18:03| Përditesimi: 28 Prill 2023, 21:07

  • Share

Kur janë mbushur 2 javë nga nisja e fushatës elektorale dhe duhen edhe pak më shumë se 2 të tjera nga data e zgjedhjeve, misionin i ODIHR për këtë proces zgjedhor ka përgatitur një raport të parë për klimën e deritanishme.

Në raportin e siguruar nga gazetari i Report Tv Ermal Qori vihet theksi te fakti se fushata zgjedhore e cila sipas vëzhguesve të huaj ka qenë jo e bujshme dhe me tone të moderuara. Ndërkohë që përmenden 2 raste të dhunës, ku në njërën prej tyre iu rrezikua jeta një anëtari partia. Rasti i dhunës që i është rrezikuar jeta një personi lidhet me eksplozivin e vendosur në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Raporti evidenton se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.

“Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka pasur një ton të moderuar. MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në raport.

OSBE-ODIHR thotë se partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën dhe ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë.

Në raport OSBE-ODIHR thotë se ka marrë shqetësime në lidhje me mediat.

“Përqendrimi dhe kontrolli i mediave nga ndërthurja e interesave të biznesit dhe interesave politike, krijojnë pengesa për pavarësinë editoriale dhe i bëjnë gazetarët të pambrojtur ndaj presionit dhe vetë-censurimit. Shpifja vazhdon të jetë vepër penale dhe është e dënueshme me gjoba të rënda”, thuhet në raporti.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?