14 maji, Murrizi në Report Tv: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re

29 Maj 2023, 17:38| Përditesimi: 29 Maj 2023, 18:42

  • Share

Myslim Murrizi anëtar i Këshillit Kombëtar të Rithemelimit është i mendimit se në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha do të kishte dalë më mirë në zgjedhje nëse nuk do të ishin në koalicion me Ilir Metën. I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Murrizi tha se të kishin dalë në zgjedhje pa Metën ato do të mund të marrnin 100 mijë vota më shumë.

‘Unë kam qenë kundër koalicionit me Metën. Do të kishim 100 mijë vota më shumë po mos të kishim dalë me Metën. Nuk them që fiton, por do të kishte marrë më shumë vota.’-tha Murrizi.

Sa i takon rikthimit aktiv të Lulzim Bashës në PD e propozimit për lista të hapura, Myslim Murrizi u shpreh se kjo është një mënyrë që ka zgjedhur, Basha për të shpëtuar, ndërsa e cilësoi si diçka hipokrite. Sipas Murrizit, Berisha duhet të krijojë një parti të re.

‘Nuk është serioz ky. I kam kërkuar lista të hapura, është hipokrite. Nuk ka shpëtim tjetër për të ndenjur në politikë nëse nuk ka lista të hapur. Listat e Hapura janë një motiv që secili që aspiron në politikë. Kryetari i ri i PD-së jo kukull vetëm se duna ndërkombëtarët. Listat e hapura janë shpëtim për rikthimin e Bashës. Listat e hapura, Basha është mashtrues klasik, nuk e dallon dot se kur qethet. Është mashtrues klasik! Nuk i besoj. Është mashtrues për listat e hapura për sistemi zgjedhor, për atë që thotë më ka penguar Berisha.’- tha Murrizi.

Murrizi u shpreh se Berisha duhet të luftojë për lista të hapura, e shtoi se për këtë do ta ‘detyrojnë’ ata vetë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 30/05/2023 04:50

    po akoma me berishen ti o lymi yyy fare e keqe

    Përgjigju
  • tani: 29/05/2023 20:55

    me meten dhe saliun ..nje m...t do marresh o murriz.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?