’14 maji’/ Mesazhi i Kim: Ka raportime për blerje votash, të merren masa për partitë

10 Maj 2023, 11:13| Përditesimi: 10 Maj 2023, 11:35

  • Share

TIRANË- Jo më larg se sot ka pasur një person të arrestuar për shit-blerje të votave. Bëhet fjalë për koordinatorin e Partisë së Lirisë në Kuçovë e për këtë rast dhe jo vetëm, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë. Ajo tha se është në dijeni të këtyre raportimeve për shit-blerje të votave duke kërkuar që të merren masa përkundrejt partive politike që akuzohen.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim.

Kjo deklaratë vjen pas arrestimit të koordinatorit të Partisë së Lirisë në Kuçovë Kristo Agalliu dhe vënies në hetim të qytetarit Agron Duro. Ky i fundit është filmuar teksa fliste në telefon me Agalliun dhe i kërkonte 15 mijë lekë për 4 vota.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 10/05/2023 18:30

    Ne Shqiperi nuk ka patur ndonjehere drejtesi,ka patur dhe vazhdon te kete vetem propagande gebelsiano-komuniste....edhe Amerika qe u angazhua publikisht ne korrikun e 2016 per te bere reforme ne drejtesi po shkon ne limitet e propagandes gebelsiano-komuniste me manekinin spak....

    Përgjigju
  • anti-lomunisti komunist 24 karatesh: 10/05/2023 13:00

    E bukur kjo.Te merren masa! Dakort dhe shume mire,te merren masa.Por problemi eshte kush do i marre masat.Celibashi? Apo do merren masa si ato qe merrte Llalla dikur apo qe merr SPAKU sot ndaj dyshes Like-Berisha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?