14 maji/ Escobar: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira! Rajoni të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit

20 Mars 2023, 16:28| Përditesimi: 20 Mars 2023, 17:04

  • Share

TIRANË- Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, nga Brukseli i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres dhe të intensifikojë përpjekjet sa i takon luftës kundër korrupsionit”

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgonin një grup për të monitoruar zgjedhjet lokale te 14 majit, Escobar ishte i drejtpërdrejtë:

“Nuk kam shumë informacion për procesin e monitorimit, por i kujtoj Shqipërisë se duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha ai. 

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u ndal gjerësisht tek marrëveshja e Ohrit për të cilën me bindje tha se ka një marrëveshje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti Serb Vuçiç teksa shtoi se zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë.

“Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan diskutoi edhe për faktin që as Kosova dhe as Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen gjatë takimit në Ohër, ai tha se fokusimi në këtë aspekt është i parëndësishëm, pasi sipas tij, kjo është marrëveshje dhe shihet si e tillë ne sytë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Topsi: 20/03/2023 19:44

    Eskobar duhet te shikoj zgjedhjet ne usa pastaj te flasi per te tjeret

    Përgjigju
  • Qorri: 20/03/2023 18:52

    Shqipëria është kampione e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Tërmet,tërmet.....

    Përgjigju
  • Riku: 20/03/2023 17:39

    Kam dindjen qe ky i drejtohet alieneve me kete kerkese...se ndershmerine e zgjedhjeve tona besoj ky e ka te raportuar sa here jane mbajtur... sa per korrupsionin po marrim shembull nga FBI dmth nga me te miret

    Përgjigju
  • Or tej: 20/03/2023 16:33

    Pirdh, pirdh or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?