137-vjetori i shkollës së parë në Pogradec, çelet ekspozita me dokumente e fotografi origjinale

26 Mars, 15:58| Përditesimi: 26 Mars, 16:06

  • Share

“Shkollat Shqipe të Pogradecit 1887 – 1920” është ekspozita me materiale arkivore çelur në muzeun e Pogradecit nga studiuesi Niko Kotherja. Janë ekspozuar dokumente historike në kuadër 137 vjetorit të hapjes së shkollës së parë Shqipe në Pogradec. Disa prej materialeve të ekspozitës shfaqen për herë të parë.

Sinkron 1 Niko Kotherja (Studiues i Historisë dhe Koleksionist)

“Dokumentacioneve origjinale të periudhës kohore 1887 – 1920, për të treguar rrugëtimin e mundimshëm që shkolla shqipe ka bërë në këtë zonë”, thotë Niko Kotherja. 

Pjesë e ekspozitës janë abetaret autentike dhe shkronjëtoret e përdorura në këto shkolla.

Kotherja shton se materialet e ekspozuara janë në fondin e tij personal si koleksionist ndërsa ndër materialet, veçon letrën autografe të mësuesit Koço Sotiri i cili është dokumenti i vetëm që mban shkrimin kaligrafik të tij.

Ekspozita vjen dhe si homazh për Lasgush Poradecin, i cili ka bërë një punë humumtuese per dokumentimin e shkollës së parë shqipe në Pogradec.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?