Spitali Infektiv

1373 raste të reja me COVID-19 dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

22 Korrik 2022, 18:54| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 19:11

  • Share

Në 24 orët e fundit janë kryer 2801 testime nga të cilat kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 1373 qytetarë.

Fatkeqësisht janë shënuar dy humbje jete, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç.

Shifrat e infektimeve vijojnë të jenë të larta, Ministria e Shëndetësisë vazhdon apelin për vaksinim sidomos në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Kujtojmë se çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, ndërsa të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Janë kryer 2801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1373 qytetarë, në këto bashki:

501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan.

Në spitalin COVID3, aktualisht po marrin trajtim 30 pacientë.

Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1373

Të shëruar në 24 orë      1468

Të shtruar në spitale          30

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                  2801

Testime totale               1,897,715

Raste pozitive                  302,767

Raste të shëruara              289,515

Raste Aktive                        9,729

Humbje jete                         3,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                  5,649

Durrës                                    702

Fier                                         679

Vlorë                                       480

Elbasan                                   425

Berat                                        413

Shkodër                                   397

Lezhë                                       331

Korçë                                       281

Gjirokastër                               160

Dibër                                        148

Kukës                                        64

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?