Kontrollet e kryera nga AKU

135 kontrolle nga AKU për ushqimoret, jepen 24  'paralajmërime' në Tiranë, Fier, Shkodër e Vlorë

27 Prill 2020, 20:59| Përditesimi: 27 Prill 2020, 21:02

  • Share

135 kontrolle janë kryer ditën e sotme për zbatimin e masave antiCOVID-19 dhe garantimin e sigurisë ushqimore nga AKU, ku janë vendosur 24 masa 'paralajmërime' për disa biznese në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Shkodër.

Gjatë inspektimit në Tiranë janë marrë 15 masa administrative “paralajmërim”, 4 masa “paralajmërim” në Fier, 2 në Vlorë si dhe 3 të tilla në Shkodër.

Gjithashtu gjatë kontrolleve për përdorimin e pesticideve në  produktet fruta-perime janë marrë nga AKU 9 mostra në Fier në perime si domate, patate dhe banane, 5 mostra në Elbasan në subjekte të tregtimit të plehrave kimike dhe janë bllokuar 20 ton pleh deri në daljen e analizave, si dhe 6 mostra janë marrë në Korçë.

Inspektimet janë kryer rregullisht dhe në mënyrë intensive nga AKU, ku sipas tyre ka  një ndërgjegjësim gjithnjë e në rritje e operatorëve të biznesit ushqimor për të zbatuar masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?