Trofeu i Europianit

13 skuadrat e kualifikuara për në 'Gjermani 2024'

18 Nëntor 2023, 13:52| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 14:47

  • Share

Shqipëria dhe Danimarka janë skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën finale të Euro 2024, duke e dërguar në 13-të numrin e kombëtareve të kualifikuara për në "Gjermani 2024".

Së bashku me Gjermaninë mikpritëse, në tetor u kualifikuan edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Spanja, Skocia, Turqia, Austria dhe Anglia dhe të njëjtën gjë bënë disa ditë më parë Hungaria dhe Sllovakia.

Kanë mbetur vetëm 11 vende, tetë përmes kualifikimeve dhe tre vende në play-off. Ende nuk është vendosur se kush do të kualifikohet në Euro 2024 përmes kualifikueseve në grupin B (Holandë ose Greqi), grupin C (Itali ose Ukrainë), grupin D (Uells ose Kroaci), grupin E (Republika Çeke ose Moldavia), grupin G (Serbia ose Mali i Zi), grupin H (Sllovenia ose Kazakistani) dhe grupin I (Zvicra, Rumania, Izraeli, por dhe Kosova po luftojnë për dy vendet e mbetura).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?