13 profesionistë të standardeve
gjermane, tani shërbejnë në Durrës 

19 Maj 2016, 09:37| Përditesimi:

  • Share
13 profesionistë në fushën e turizmit do të ofrojnë këtë sezon të ri turistik në Durrës, një shërbim më të kualifikuar dhe në standarte europiane. Trajnues gjermanë në fushën e turizmit dhe menaxhimit dhe një grup të rinjsh shqiptarë që punojnë në restorante dhe hotelet më të njohura të këtij qyteti janë bërë pjesë e një programi të ri të quajtur “Alb trainer”.

I nisur në tetor të 2015 fillisht projekti pilot u shtri në Durrës ku janë përfshirë 5 hotele dhe restorantet më të mira të këtij qyteti. Pas trajnimit dhe çertifikimit të 13 profesionistëve të parë, nga këto hotele dhe restorante në Durrës, janë përzgjehdur nga Albtrainer janë përzgjedhur 5 më të mirët, të cilët në fazën e dytë të projektit, do të trajnojnë rreth 150 profesionistë nga e gjithë Shqipëria.
Me Sidorela Pojanin një prej drejtuesve të këtij programi zbulojmë disa nga shtyllat e edukimit dhe trajnimit të profesionistëve shqiptarë të fushës së turizmit dhe se si do të vijojë projekti në vitet në vijim.
 
Znj. Pojani çfarë ofron konkretisht për trajnimin e profesionistëve të turizmit “Albtrainer”?
AlBtrainer është program i edukimit të mëtejshëm dhe trajnimit të personave që punojnë në industrinë shqiptare të turizmit. Ne i trajnojmë punonjësit e hoteleve dhe bar-restoranteve shqiptare për t’u bërë instruktorë/arsimtarë të çertifikuar në kompani (kursi i parë – kualifikimi bazë). Koncepti ynë i trajnimit bazohet në sistemin gjerman dual profesional dhe ndjek qasje strikte të bazuar në punë. Kjo do të thotë që 70% deri në 80% e programeve të trajnimit përfshijnë detyra praktike në kompani, ku 20% deri në 30% e tyre organizohet në shkollën profesionale “Hysen Çela” në Durrës. Programi i trajnimit zgjat rreth 5 muaj dhe zhvillohet e implementohet nga trajnues gjermanë në gjuhën shqipe (me përkthyes). Të gjithë pjesëmarrësit që e kalojnë me sukses provimin përfundimtar, marrin një çertifikatë nga DEKRA dhe një çertifikatë zyrtare shqiptare.
 
Kur flasim për menaxhim restoranti dhe bari, dhe menaxhim hoteli çfarë programi trajnimi ndjekin profesionistët tek ju?
Në programin e trajnimit për profiling menaxhim restoranti dhe bari, të trajnuarit mesojnë bazat e menaxhimit të restorantit, mësojnë mbi cilësia dhe standartet e shërbimit, mikpritjen e mysafirëve në restorant apo bar, mësojnë për komunikimin me ta (përfshirë bisedat në anglisht). Më tej trajnohen për të  promovuar shitjet në restorant(up-selling and cross-selling), apo edhe për menaxhimin e aktiviteteve. Pjesë e trajnimit janë edhe proceset efikase të punës në skuadër: shtrimi i tavolinave, servirja, pastrimi i tavolinave sikurse edhe bazat pedagogjiko-didaktike për udhëzimet dhe mentorimin e punonjësve të rinj, metodat dhe strategjitë e mësimit, etj.
Po ashtu trajnimi për menaxhim hoteli përfshin: Bazat e menaxhimit të hotelit; Cilësia dhe standartet; Mikpritja e mysafirëve: nga prenotimi deri në largim; Komunikimi me mysafirët (përfshirë dhe bisedat në anglisht) – recepsioni; Menaxhimi i ndërlidhjeve mes shtëpiakut dhe restorantit; Shitja e shërbimeve: up-selling and cross-selling; Organizimi efikas i punës në skuadër; Menaxhimi i aktiviteteve; Bazat pedagogjiko-didaktike: udhëzimi dhe mentorimi i punonjësve të rinj, metodat dhe strategjitë e të mësuarit…
 
Në fazën e parë të këtij programi janë çertifikuar 13 profesionistë, apo jo… Faza e parë ishte në kuadrin e një projekti pilot. Si do të vijojë më tej?
Në tetor do të jetë faza e dytë e këtij projekti, ku do të nisë trajnimi i 150 profesionistëve të tjerë, këtë herë nga hotele dhe restorante nga e gjithë Shqipëria. Nga të trajnuarit e parë do të përzgjidhen 5 më të mirët, të cilët pas disa kulifikimeve të mëtejshme në Gjermani do të jenë vetë trajnues të të rinjve që do të vijnë në sezonin e ri në tetor.  
 
Çfarë përfitimi ka tregu shqiptar i hoteleri- turizmit nga ky program?
Programi i trajnimit, i cili i ka dhënë tashmë frytet e para, do tu ofrojë  gjithë hoteleve dhe restoranteve në Shqipëri, mundësinë të përfitojnë staf të kualifikuar sipas standarteve gjermane të hoteleri-turizmit. Veç kësaj profesionistët përfitojnë një mundësi kulifikimi të këtij standarti krejtësisht falas. Por përfitimin konkret do ta kenë turistët vendas dhe të huaj, që pas kualifikimeve të vazhdueshme të stafeve punonjëse në hotele e restorante, do të kenë mundësinë të marrin shërbime të standarteve më të larta në këtë fushë problematike deri më sot.
 
 sidoerla pojani
Sidorela Pojani
 
 
Pak mbi projektin Albtrainer
 
Projekti gjerman ALBtrainer është dizenjuar dhe implementuar nga DEKRA Akademie GmbH, një ndër furnizuesit më të mëdhenj privatë të arsimimit dhe trajnimit në Gjermani. Ai përkrahet nga Ministria gjermane e Zhvillimit Ekonomik dhe sequa GmbH në kuadrin e programit të zhvillimit developpp.de. Partnerët bashkëpunëtorë që na shoqërojnë në Shqipëri dhe Gjermani janë Ministria e Shqipërisë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shoqata e bizneseve shqiptare BiznesAlbania dhe Agjencia Kombëtare Shqiptare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (NAVETQ), si dhe SRH Hotel-Akademie, në Dresden të Gjermanisë.
 
 
KONCEPTI I KUALIFIKIMIT
E gjithë qasja e qualifikimit bazohet në principin bazë të sistemit dual gjerman të arsimimit dhe trajnimit profesional (VET), d.m.th. një kombinim i dy mjediseve të mësimdhënies: (1) kompania dhe (2) shkolla, ndërkohë që theks i veçantë (rreth 70% deri 80 %) vendoset në mësimin praktik në kompani. Kualifikimi bazë zgjat për pesë muaj, nga të cilat pjesëmarrësit harxhojnë 30 ditë kurse trajnimi me kohë të plotë të udhëhequra nga trajnues gjermanë. Këto 30 ditë ndahen në tri blloqe 10-ditore trajnime me kohë të plotë. Ndërmjet këtyre janë dy periudha të mësimit individual: pjesëmarrësit marrin detyra praktike të caktuara nga trajnuesit, në të cilat ata trajnohen dhe reflektojnë gjatë punës së tyre të rregullt në kompaninë e tyre.
  
“Kjo përvojë e re, reflekton shumë në shërbimet tona në hotel”
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?