13 ditë nga zhdukja e 2 personave me precedent penal në Sarandë, familjarët e njërit prej tyre apelojnë ndaj strukturave shtetërore gjetjen e tij

19 Prill 2023, 13:25| Përditesimi: 19 Prill 2023, 14:54

  • Share

13 ditë nga zhdukja e Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, familjarët e Leonardit apelojnë ndaj struktuarave shtetërore gjetjen e tij. Evanthia, nëna e Leonardit, duke qëndruar në tavolinën ku ishte ulur për herë të fundit Leonard Thodhori dhe shoku i tij Fatmir Sulovari, rrëfejnë çfarë kanë ka biseduar me djalin dhe shokun e tij.

Majlinda Thodhori, motra e Leonardit, ka udhëtuar nga Greqia për tu gjetur pranë familjes dhe për të kërkuar në gjetjen e vëllait. Ajo ka denoncuar edhe në Polici për dyshimet që ka dhe që sic shprehet zhdukja e Leonardit lidhet me shitjen e një prone. 

“ Për tokë a për lekë se për çfarë janë një zot e di. Se do merrte lekë nga tokat. Vëllai im shiti tokat. E dua vëllanë o të gjallë o të vdekur, të ma sjellin në shtëpi. Kam ardhur nga Greqia, kisha që nga vera e kaluar pa e takuar. Na dhemb shpirti sepse u bënë 13 ditë dhe nuk dimë asgjë për të. U thashë policëve që shokët e Leonardit janë fshehur të tërë. Se kush qëndron pas, një perëndi e di. Ai nuk rrinte kaq ditë pa mamanë, pa gruan, pa vajzën që e ka në Tiranë”- u shpreh ajo.

Kush janë të zhdukurit:

1. Leonard Theodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?