12-vjeçari diagnostikohet me leucemi pas mjekimit të gabuar, kurimi i tij kushton 30 mijë euro, artistët e njohur koncert bamirësie në Cërrik për ta ndihmuar

26 Janar 2022, 22:28| Përditesimi: 27 Janar 2022, 08:12

  • Share

Vetëm 12 vjeç, por jeta për Aleksandro Mëhallën nga Cërriku nuk ka qenë aspak e lehtë. Ai po lufton me leucemi akute, sëmundje me të cilën u diagnostikua kur ishte 10 vjeç, pas një mjekimi të gabuar, pasi vuante nga alergjia.

Aleksandro qëndroi për 2 vite në Pediatrinë e Tiranës, ku u përmirësua, por infektimi me COVID bëri që shëndeti i tij të bëjë 'hapa prapa'. Ai është dërguar në Athinë ku po trajtohet, pasi për shkak të sëmundjes ka probleme edhe në organet e tjera të trupit. Kurimi i tij kushton 30 mijë euro, ndërsa për ta ndihmuar, artistët u mblodhën në Cërrik, ku organizuan një koncert bamirësie.

Koncerti u organizua me inciativën e kryetares së shoqatës MEDPAK, Klodiana Kavaja, ndërsa të pranishëm ishin këngëtarë të njohur si Ylli Baka, Aurela Gaçe,Young Zerka, Dule Malindi e Paro Ziflaj, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre që kanë mundësi të ndihmojnë në këtë mënyrë vogëlushin.

"Është një kënaqësi e madhe, është një organizim shumë human dhe uroj të bëhen gjithnjë e më shumë", tha Young Zerka.

"Ishte kënaqësie madhe, nuk hezitova aspak. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të rëndësishëm, nuk kursehemi kurrë për të tilla evente. I urojmë shërim të shpejtë vogëlushit", tha Ylli Baka.

"Nuk është hera e parë që mundohemi të ndihmojmë. Na u bë thirrje për t'ju bashkuar këtij grupi artistësh. Ne mbase nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe. Unë jam nënë, jam njeri në radhë të parë, pastaj artiste, kështu që iu përgjigja ftesës si njeri", tha Aurela Gaçe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?