Politikë

1260 demokratë në Gjirokastër votojnë për kryetarin e ri të partisë! Kreu i degës së PD: Procesi ka ecur normalisht

13 Qershor 2021, 10:18| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 10:40

  • Share

 

Ka startuar procesi zgjedhor në orën 8 të mëngjesit për demokratët e Gjirokastrës të cilët janë thirrur të zgjedhin kreun e ri të kësaj partie me parimin “Një anëtar-Një votë”. Interesimi ka qenë i dukshëm që në orët e para të mesditës së sotme ku sipas përllogaritjeve nga komisioni i ngritur me këtë rast, kanë votuar në dy orët e para gati 20% e anëtarësisë me të drejtë vote. Procesi ka ecur normalisht edhe në degët e PD në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Memaliaj por në raport me Gjirokastrën, pjesmarrja ka qenë më e ulët.

Në Gjirokastër janë thirrur për të votuar 1260 anëtarë me të drejtë vote për të përzgjedhur për kryetar një ndër katër kandidaturat e shpallura për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko shprehet se procesi zgjedhor ka ecur normalisht dhe sipas parashikimeve të tij, pjesëmarrja do të jetë diku tek 60% deri në përfundim të zgjedhjeve pasi shumë prej anëtarëve rezultojnë të jenë në emigracion.

PD në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit pati një rritje me mbi 1 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2017 ndërkohë që të kapte deputetin e dytë, i duheshin edhe 2000 vota të tjera.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, me 81% të votave edhe Lulzim Basha fiton mandatin e tretë! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?