Skuadra e Kukësit

123 ditë pa fitore në Superligë, Kukësi 'pret biletën' për në të Parën

27 Shkurt, 16:06
  • Share

Pas afro një dekade e gjysmë Kukësi duket se do rikthehet në Kategorinë e Parë. Skuadra verilindore ka 15 ndeshje radhazi pa fitore në Superligën e futbollit dhe me vetëm 19 pikë pas javës së 25-të morali ka filluar të ulet.

Për të treguar krizën e klubit mjafton të kujtojmë se vetëm këtë sezon Kukësi ka ndërruar katër trajnerë. Fillimisht aventurën e mbylli Rraman Hallaci në shtatorin e vitit të shkuar, për t'ia lënë vendin Stavri Nicës.

Largimi i këtij të fundit bëri që Emiljano Çela të ulej të pankinë për tre ndeshje dhe pas dorëheqjes së tij "frenat" e ekipit i ka marrë Bledar Devolli. Fitorja e fundit e Kukësit daton në 27 tetorin e 2023, kur në shtëpi mposhtnin 1-0 Vllazninë.

Kukësi ka 15 ndeshje radhazi që nuk fiton, ose thënë ndryshe verilindorët prej 123 ditësh nuk marrin tri pikë dhe kjo është forma më e dobët në thuajse një dekadë e gjysmë.

Në 25 javë kampionat, Kukësi ka siguruar vetëm katër fitore, shtatë barazime dhe 14 humbje.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?