120 foto të bregdetit, promovohet albumi i ‘njeriut të ajrit’ Alket Islami: Fokus është Adriatiku, volum të dytë për Vlorën (VIDEO)

21 Dhjetor 2022, 11:53| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:58

  • Share

DURRËS- Mbi Velierën e Durrësit, atraksionit pranë portit detar, njeriu i ajrit, Alket Islami promovoi albumin e tij fotografik “Albanian Coast from the Air!”.  Një punë voluminoze prej vitesh është hedhur në celuloid nga lartësitë e vendit tonë. 

Janë 120 fotografi të cilat paraqesin evoluimin e bregdetit me teknikën krahasuese, si ka qenë në vitet 2000 dhe si është sot.

“Në këtë album, volumi i parë i bregdetit shqiptar pasqyrohet Adratiku dhe një pjesë e vogël e Jonit me foto të viteve 2000-2004 si dhe me foto të ditëve të sotme”, shprehet Alket Islami fotograf.

Islami tha se zgjodhi Durrësin për të promovuar botimin e ri, jo vetëm se është vend bregdetar por se është qytet nostalgjik ku deri në vitet '90, në plazh shkohej me tren e duhej "mik" të siguroje bileta udhëtimi. Ai më tej tha se botimi i radhës do të jetë për Vlorën.

“Kam fatin që e kam arkivën sepse arkiva vdes po nuk e trazove. Do vazhdoj me volumin e dytë me Vlorën dhe Karaburunin, që të shohin të gjithë si ka qenë Vlora dhe si është bërë sot”, tha më tej Islami.

Qëllimi i këtij botimi është promovimi i turizmit shqiptar jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij nëpërmjet agjencive turistike.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 21/12/2022 15:15

    Tani qe shpiken dronat te ra puna or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?