12 vjetori i pavarësisë i Kosovës, Turqia i bën dhuratën e veçantë (FOTO)

17 Shkurt 2020, 22:48| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 22:58

  • Share

Kosova festoi sot 12 vjetorin e Pavarësisë! Përveç urime nga shumë shtete mike dhe partnerët të saj, dhuratën më të veçantë e mori nga Turqia, e cila zgjodhi që disa nga simbolet e saj më të njohura, t'i vishte me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Konkretisht simboli i Ankarasë, Atakule, u ndriçua me ngjyrat e flamurit si dhe u shkruaj emri i Kosovës, duke u parë nga miliona banorë të qytetit. Bashkia e Ankarasë tha se 'propozimi për ndriçimin e kullës për Kosovën ka ardhur nga bashkëkombësit dhe se të gjitha shpenzimet janë paguar nga bashkia e Ankarasë.'

Ndërsa në Stamboll dy urat më të njohura 'Fatih Sultan Mehmet' dhe 'Yavuz Sultan Selim' u veshën me ngjyrat verdh e blu të flamurit të Kosovës. Foto u shpërndanë nga vetë Ambasada Turke në Prishtinë.

Në Turqi jetojnë mbi 5 milionë qytetarë me prejardhje nga Shqipëria ose trevat e saj. Kjo vërteton edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Turqisë dhe popullit shqiptar si atij në Kosovë edhe në Shqipëri.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?