Keiti Hitaj

12 vjeçarja vlonjate triumfon në konkursin e muzikës në Turqi! Keiti Hitaj, mori çmimin e parë në mesin 59 konkurentëve

14 Nëntor 2023, 15:30| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 10:06

  • Share

Një 12 vjeçare nga Vlora, e quajtur Keiti Hitaj, arriti që të triumfojë në mesin e 59 konkurrentëve nga shtete të ndryshme të botës, në konkursin ndërkombëtar për talentet e rinj në muzikë. 

Talent show u organizua në Antalya të Turqisë dhe zgjati disa ditë. Ndërsa Hitaj që prej mbrëmjes së parë spikati ndër zërat më të mirë.  

Edhe pse gara ishte e vështirë, mes zërave më të mirë të rinj nga mbarë bota, ajo ishte edhe e para që kaloi në natën finale pas prezantimit me këngën "Shoë Must go on".

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?