‘Hygo si e treta brengë’, 12 vite punë për Antropologjinë e Artit, Kabo: Dhurata e Alfred Uçit dhe premtimi ndaj Mihal Luarasit për godinën e Teatrit

2 Qershor 2022, 20:21| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 20:29

  • Share

Këtej e përtej gardhit, studiuesi Përparim Kabo përuron “Antropologjinë e artit” në dy libra nga 800 faqe secili. Mbi 12 vite punë, e një jetë “i rrëmbyer” nga  vorbulla e  artit, filozofi e ka parë Viktor Hygonë, si  “Një brengë të vjetër”, ndërsa  në zanafillë të së qenësishmes në art, ka hulumtuar mbi ato figura e vepra, që ai i konsideron si “Kozmogoni të humbura në eklips”...

“Kjo mbrëmje nuk i takon librit tim, por i takon një tempulli që është arti. Templarët janë artistët, ndërsa pelegrinët jemi ne që jemi rritur me art, që e duam artin e nuk bëjmë dot pa të”, thotë studiuesi e pedagogu Përparim Kabo.

Ndër templarët udhërrëfyes, miq e bashkëpunëtorë të tij, ndalet më gjatë tek dy personalitete, regjisori e dramaturgu Mihal Luarasi e studiuesi Alfred Uçi, i cili e veçonte Kabon si më të mirin e studentëve. Si simbol të kësaj konsiderate akademiku i pat dhuruar stilografin e tij. Në mungesë të tyre, në krah të Kabos janë pasardhësit, Eldoni dhe Albana.

“Veprat e profesor Kabos mund t’i quaj vërtetë monumente arti që ndërtojnë ndërtesat e të gjithë artistëve që ndodhen këtu mes nesh. Në fund më dukej sikur e gjithë jeta e babait ishte mbledhur në të gjithë atë stilograf që ju dhuroi dhe ja ku është monumenti juaj i artit që flet vet”, thotë Albana, e bija e akademikut të ndjerë Alfred Uçi. 

“Ndihem mjaft mirë mes këtyre figurave të shquara të artit e kulturës shqiptare, të mbledhur këtu. Shpesh kemi ndjesinë sikur mungon kjo shtresë, por shikoj me kënaqësi që ekziston dhe është e përfaqësuar nga njerëz të ndritur ndër të cilët jeni dhe ju”, thotë Eldoni, djali i Edi dhe Mihal Luarasit.

“Bisedoja gjatë me Mihalin, çdo natë. Flisnim për teatrin, për poezinë, për kulturën në tërësi... Edhe për godinën e Teatrit kemi folur. Do t’ju them diçka: Unë nuk shkoj tek ArTurbina sepse i kam premtuar Mihalit që nuk shkoj, nëse shembet godina e Teatrit”, thotë autori.

Kabo e rrëfen Hygonë, si të tretën brengë, ndoshta të zgjidhur, pas Faustit tek “Tingulli”, e Princ Vidit tek “Epistolate”. E ndërsa josh lexuesin me dijet enciklopedike të “Antropologjisë së artit”, i premton një tjetër botim me firmën e tij.

“Antropologjia e artit” është përfunduar, ndërsa “Antropologjia e turmës” do të vazhdojë, por me një ndryshim, për të do të porosisë një sallë më të madhe se kjo”, e mbyll fjalën autori.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 03/06/2022 12:42

    Personalisht do te me pelqente shume per president nje i rangut si Perparim Kabo,por nuk besoj se pranojne te futen ne ate gjyllurdi vullgare,sidomos te pasojne nje zullumqar si Like Mavrria.

    Përgjigju
    • YLLI: 29/07/2022 16:03

      Ku ti blem keto vepra te lutem adresen f.l.m

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?