Kryeministri Albin Kurti

Kosova & Rajoni

12 vite burg për ‘Tigrat e Arkanit’, Kurti: Serbia duhet të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviçit

1 Korrik 2021, 08:17| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 08:23

  • Share

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një reagim pas dënimit me 12 vite burg nga Gjykata e Hagës, për 2 ish-shefat e shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë.

Në një postim në ‘Twitter’ Kurti shkruan se Serbia duhet të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviçit.

Sipas tij, Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç, janë të njëjtët persona që kanë kryer gjenocid në Kosovë pasi e kryen atë në Bosnjë.

“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992. Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjenocid në Kosovë. Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”, shkruan Kurti.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka dënuar me nga 12 vite burg për seilin nga 2 ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Të dënuarit janë Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 03/07/2021 09:39

    Kjo,qe thot Kryeminsitri Kurti, eshte nje normatitet i natyrshem,por fatkeqesisht morali politike e shteteror serbe eshte vetem nje vazhdimesi e se kalueres se shemtuar politke te Milosheviqit ,Andaj, pasuesit e tij,sot nuk kane mundesi e as deshire te bejne nje ndryshim pozitiv politik e njerezor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?