12 të arrestuar në 24 orë nga policia e Tiranës, pesë prej tyre të shpallur në kërkim

14 Korrik 2020, 14:58| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 15:00

  • Share

Policia e Tiranës në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 12 persona pesë prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Më konkretisht nga komisariati numër 2 është ndaluar . B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve". Për 28-vjeçarin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike''.

Nga komisariati numër dy janë ndaluar dy persona B. S. dhe B. A., pasi gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë është ndaluar D.R 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”. Gjithashtu një 47 vjeçare me inicialet E.B është arrestuar pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Nga komisariati numër 3 u bë arrestimi i E. Ç, 25 vjeç, pasi në rrugën "Mine Peza", është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po nga komisariati numër 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.

Nga policia e Kavajës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjithashtu nga policia Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Ndërkohë për shkak të shkeljeve rrugore është bërë arrestimi i dy personave: A. M. dhe P. K., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?