Foto ilustruese

Shënohet dita e 12-të pa viktima nga COVID-19 në vend, 55 qytetarë të infektuar në 24 orë

9 Prill 2022, 20:18| Përditesimi: 9 Prill 2022, 20:28

  • Share

TIRANË- Për të dymbëdhjetën ditë radhazi në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 1.088 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki.

22 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Patos, nga 2 qytetarë në Korçë, Konispol, Sarandë, Vlorë, Mallakastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Vorë, Roskovec, Finiq, Gjirokastër, Tepelenë, Maliq, Elbasan, Gramsh, Lushnje.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 382 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 11 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,317 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (09 Prill 2022)

Raste të reja ditore           55

Të shëruar në 24 orë       45

Të shtruar në spitale        11

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                   1088

 

Testime totale               1,786,279

Raste pozitive                   274,191

Raste të shëruara              270,317

Raste Aktive                            382

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             219

Fier                  44

Vlorë               39

Elbasan           21

Korçë              17

Berat                13

Durrës              9

Shkodër             8

Gjirokastër       6

Kukës               3

Lezhë                 3

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?