Emira Selimi

115 vjetori i Kongresit të Manastirit! Studentja 'ngre' bibliotekën e parë shqipe në qytet! Begaj: Ta ruash gjuhën amtare është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar

21 Nëntor 2023, 16:33| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 16:44

  • Share

Qyteti i Manastirit në Maqedoninë e Veriut, sot për herë të parë, me rastin e 115 vjetorit të “çimentimit” të alfabetit të gjuhës shqipe, ka fituar një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe.

Biblioteka u jëtësua me iniciativën e një studenteje dhe shumë donatorëve të tjerë, të cilët kontribuan financiarisht por edhe duke sjellë libra shqip për pasurimin e bibliotekës.

Stuidentja Emir Selimi ka shprehur mirënjohjen e saj dhe ka falenderuar të gjithë kontributorët që ngritën bibliotekënë  e parë shqipe në vendlindjen  alfabetit shqip.

“Faleminderit Kombi im, ju e themeluat Bibliotekën e parë shqipe në Manastir. Kjo Bibliotekë sot u hap”,- ka shkruar Selimi në rrjete sociale.

Pjesamarrës në këtë ditë të shënuar për qytetin e Manastirit dhe jo vetëm, ishte dhe presidenti Bajram Begaj.

“Në 115 vjetorin e alfabetit shqip, në Manastirin e shenjtë të shqipes që bëri bashkë gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë për abecene që kemi sot. Ta ruash dhe të lëvrosh gjuhën amtare nuk është thjesht një thirrje për ruajtjen e një trashëgimie kulturore. Ajo është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar”,- ka deklaruar Begaj.

Iniciativa për ngritjen e bibliotekës së parë shqiope në Manastir lindi vitin e kaluar. Qëllimi i kësaj nisme nga studentja, Emira Selimi, ishte shpëtimi i gjuhës shqipe nga asilimi në Manastir.

Kongresi i Manastirit u mbajt në periudhën 12 - 20 nëntor 1908, mbi çështjen e ndërlikuar të alfabetit shqip, nën kryesinë e Midat Frasherit, me nënkryetar Gjerasim Qiriasin e me sekretar Luigj Gurakuqin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 21/11/2023 17:08

    OHHH SA MREKULLI ËSHTË TË JE SHQIPTARË …!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?