115 mln euro humbje nga zhvlerësimi i monedhave të huaja! Financat: Nëse vijon rënia e Euros, humbjet do të thellohen

26 Tetor 2023, 16:52| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 17:56

  • Share

Buxheti i shtetit në nëntë muaj ka humbur afro 115 milionë euro, vetëm nga mbiçmimi i lekut dhe zhvlerësimi kryesisht i monedhës evropiane dhe dollarit.

Ndikimi i rënies së fortë të euros e cila po luhatet tashmë në 105-106 lekë, dhe rënia e dollarit deri në 95 lekë, ka ulur ndjeshëm të ardhurat që mblidhen nga TVSH-ja në import.

Humbja do të thellohet edhe më tej në tremujorin e fundit të vit, thotë Ministria e Financave nëse zhvlerësimi vijon dhe për këtë arsye në aktin normativ të buxhetit 2023, ka rishikuar në ulje të ardhurat që pritet të mblidhen nga TVSH-ja këtë vit me 10.9 miliardë lekë (rreth 108 mln euro).

Ministria e Financave thotë se planifikimet për të ardhurat tatimore për këtë vit janë bërë duke marrë si referencë kursin e këmbimit të vitit të kaluar ku euro luhatej në 120 lekë ndërsa dollari afër 110 lekë. Por zhvlerësimi i tyre ka dhënë efekt negativ në realizimin e të ardhurave nga TVSH-ja në import.

Po ashtu të ardhurat nga TVSH-ja e energjisë këtë vit janë 3 herë më të ulta se vjet për shkak të rënies së importit krahasuar me vjet, si dhe janë arkëtuar 3.5 miliardë lekë më pak nga importi i karburantit pasi është regjistruar ulje e çmimit në bursë thuhet në relacionin e aktit normativ.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?