1.15 miliardë € ndihma, Braçe mesazh të prekurve nga tërmeti: Janë paratë tuaja, s'do lejojmë abuzime

18 Shkurt 2020, 08:09| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 09:32

  • Share

Zv/ kryeministri Erion Braçe falenderon shtetet që kontribuuan për Shqipërinë dje në Konferencën e Donatorëve, ndërsa shprehet se nuk do të lejohet asnjë abuzim me grantet, huatë, e fondet për projekte zhvillimi. "Me shpirt shume shume shume. Faleminderit! Te gjitheve, bashkimit evropian-lider, presidentes se ke qe nuk na la kurre vetem, asnje dite nga termeti deri sot, Gjermanise, Frances, Italise, fqinjeve tane, Turqise e Greqise, cdo vendi te evropes dhe lindjes se mesme; Shteteve te Bashkuara posacerisht qe jane gjithnje me ne, shqiptaret, Japonise qe eshte perhere, mirenjohes per cdo cent e milione te dhuruar dhe angazhuar!

Nderkohe, pas me shume se dy muajsh, edhe nje here shume faleminderit cdo shqiptari qe humbi jete e shtepi, eshte ne veshtiresi prej shtatorit te vitit qe shkoi dhe eshte ne cader prej nentorit, per durimin; vuajtja juaj e ketyre muajve eshte pergjegjesi per ne, per mua e cilindo tjeter qe ishte me ju, pa e jetoi tmerrin e humbjes se jetes e pafuqise per te shpetuar qofte edhe nje jete me shume! Nuk do tradhetoj e tradhetojme kurre duke prekur apo lejuar cdo lloj abuzimi me parate tuaja, po, keto jane parate tuaja, do jene tuajat per tu rikthyer nje jete te sigurt e te qete!

Tani duhet pune, edhe me shume pune, shume me teper pune, me nder, dinjitet e ne drite te diellit cdo minute, me ritem teresisht tjeter per te rimekembur Durresin, Tiranen, Krujen, Lacin e Lezhen, rimekembur destinacionin turistik ne keto ane; rikthyer jeten e sigurt e te qete njereve, rikthyer ekonomine ne zhvillim e rritje" shkruan Braçe. Dje në Konferencën e Donatorëve u mblodhën 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.

Postimi i Erion Braçes

Komento

Komente

  • Halili: 18/02/2020 08:20

    Koha do ta tregoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?