Plani i stadiumit në Marok

115 mijë vende dhe me vlerë 459 milionë euro, stadiumi spektakolar që do ndërtohet për Kupën e Botës 2030

27 Tetor 2023, 10:58
  • Share

Kupa e Botës në vitin 2030 do zhvillohet në Portugali, Spanjë dhe Marok. Pikërisht në vendin e Afrikës Veriore do ndërtohet një stadium spektakolar me 115 mijë vende dhe me vlerë 459 milionë euro. Gjithçka do jetë e vendosur pranë qytetit të Casablancës në Marok.

Arena e re do të ndërtohet në 100 hektarë tokë dhe do të ketë një pistë atletike, një pishinë të brendshme, një qendër tregtare dhe një hotel. Këto janë disa nga detajet e stadiumit të ardhshëm, i cili do të jetë në afërsi të Casablanca dhe do të kushtojë 5 miliardë dirhemë (459 milionë euro) sipas specifikimeve të konkursit arkitektonik të shpallur nga Sonarges dhe ANEP, kompani publike marokene dedikuar investimeve sportive dhe objekteve publike.

Stadiumi i ri do të jetë më i madhi i këtij lloji në Afrikën e Veriut dhe do të projektohet për të pritur ngjarje masive sportive dhe kulturore në përputhje me kërkesat më të fundit të futbollit ndërkombëtar.

Kupa e Botës 2030 do të jetë turneu i parë që do të mbahet në tre kontinente. Ndeshjet e para do të zhvillohen në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj, me rastin e festimit të njëqind vjetorit të Kupës së Botës. Më pas ndeshjet do të luhen në tre shtete pritëse, Spanjë, Portugali dhe Marok.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?